Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, konkretisht në fshatin Rixhevë të Klinës.
Sipas informacioneve fillestare, një kombi është përplasur me rimorkion e një traktori të ngarkuar. Nga pamjet e publikuara nga klina.info, vërehen dëme të konsiderueshme materiale në mjetet e përfshira.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.
Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë mbetur në mes të rrugës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim. Policia rrugore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./DrenicaOnline/

