Skip to content

Aksion i madh i KRU “Prishtina” në Komoran, shkyçen lidhjet ilegale të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRU “Prishtina”) ka intensifikuar aksionet kundër keqpërdoruesve të ujit të pijshëm në Komoran të Drenasit, duke ndërmarrë masa konkrete për eliminimin e lidhjeve ilegale në rrjetin e furnizimit.

Sipas njoftimit zyrtar, vetëm gjatë ditës së djeshme janë shkyçur gjithsej 15 shtëpi dhe një biznes në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, të cilat ishin të kyçura në mënyrë të paligjshme në rrjet.

Nga KRU “Prishtina” bëhet e ditur se aksione të tilla do të vazhdojnë në baza javore, me qëllim të mbrojtjes së sistemit të ujësjellësit dhe sigurimit të furnizimit të rregullt për konsumatorët e rregullt.

Kompania u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin lidhjet ilegale dhe të respektojnë rregullat, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj shkelësve.

Published inNews