Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po gjykohet në Hagë së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, ka ndarë një moment emocional nga dita e tij e lindjes.
Ai ka bërë të ditur se 30-vjetorin e ka pritur pranë babait, në një takim të veçantë familjar.
“Sot, së bashku me Toskën dhe Gegën, e prita ditëlindjen time të 30-të pranë babit. Takimi i parë i Gegës me gjyshin e bëri këtë ditë edhe më të veçantë”, ka shkruar Altin Krasniqi.
Ky moment familjar vjen në rrethana të veçanta, duke qenë se Jakup Krasniqi ndodhet në paraburgim në Hagë.

