Skip to content

Arrestimi i serbit në veri, Policia: Dyshohet se gjatë luftës rrahu, torturoi dhe vrau 15 civilë shqiptar dhe zhduku 16 të tjerë në Skenderaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e një të dyshuari mashkull, shtetas kosovar të nacionalitetit serb, nën dyshimin për kryerje të veprës penale “Krime Lufte Kundër Popullatës Civile”.

Sipas Policisë së Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës ka arrestuar të dyshuarin sot në fshatin Soçanicë të Leposaviqit.

I dyshuari, sipas PK-së, dyshohet se në cilësinë e pjesëtarit të MUP-it të Serbisë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, i sistemuar në Stacionin Policor të Skenderajt, i uniformuar dhe i armatosur, në mars të vitit 1999 në Skenderaj, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të organizuar si grup, kanë marrë pjesë në një operacion policor-ushtarak.

Tutje thuhet se ata kanë bërë dëbimin me dhunë të civilëve nga pronat e tyre, kanë rrahur, torturuar, plagosur dhe privuar nga jeta pesëmbëdhjetë (15) civilë shqiptarë, si dhe kanë zhdukur gjashtëmbëdhjetë (16) civilë të tjerë në dy lokacione në Skenderaj.

“I dyshuari i lartcekur bazuar në hetimet e zhvilluara dyshohet se në cilësinë e pjesëtarit të MUP-it të Serbisë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, i sistemuar në Stacionin Policor të Skenderajt, i uniformuar dhe i armatosur, në mars të vitit 1999 në Skenderaj në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, të organizuar si grup, kanë marr pjesë në operacion policor-ushtarak, ku kanë bërë dëbimin me dhunë të civilëve nga pronat e tyre, kanë rrahur, torturuar, plagosur dhe privuar nga jeta pesëmbëdhjetë 15 civilë shqiptar, si dhe zhdukur gjashtëmbëdhjetë 16 civilë të tjerë në dy lokacione në Skënderaj”.”, thuhet në konfirmim.

Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit, sipas autorizimit.

Me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Published inNews