Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia franceze në Calais, teksa përpiqeshin të hynin ilegalisht në Britani të fshehur në një kamion.
Sipas mediave ndërkombëtare, njëri prej tyre ishte i armatosur me pistoletë me silenciator.
Ata u ndaluan në momentin kur kamioni po përgatitej të hipte në traget, ndërsa në pranga ra edhe shoferi i mjetit.
Autoritetet dyshojnë se të arrestuarit mund të kenë lidhje me grupe kriminale dhe synonin të takonin persona të botës së krimit në Britani, ndërsa ndaj tyre kanë nisur hetime për armëmbajtje pa leje dhe emigracion të paligjshëm.

