Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, që ka ndodhur në Skenderaj, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 17 prill 2026, rreth orës 18:20, në rrugën “28 Nëntori”, ku një i dyshuar mashkull kosovar ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

