Një rast i rëndë kërcënimi ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përfunduar me arrestimin e të dyshuarit nga Policia e Kosovës në Pejë.
Ngjarja ka nisur pasi i dyshuari kishte bërë një transmetim “live” në rrjetin social Facebook, ku kishte kërcënuar dhe fyer rëndë Haradinajn dhe familjen e tij, duke përdorur gjuhë të papranueshme dhe nxitëse.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin konfirmojnë se i dyshuari është Korab Bajgora, i cili është lokalizuar dhe arrestuar nga njësitet policore në Pejë, disa orë pas publikimit të videos.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti i arrestimit, ku i dyshuari shihet i prangosur dhe nën përcjellje të zyrtarëve policorë.
Pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacion policor, ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Kanosje”.
Hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet pritet të ndërmarrin veprime të mëtejshme ligjore ndaj të dyshuarit.
“E kam për obligim për Fidan Shatin me ua dh* shpirtat, hajdeni ku*vat e dexhallit që vran fëmi.Ta q*fsha Anitën n’zemër”, tha ai në video, duke përmendur edhe bashkëshortën e liderit të AAK-së.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

