Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar në orët e para të mëngjesit në bazë të një urdhërese aktive.
I arrestuari sipas gazetës Sinjali është nga Drenasi, i cili është ndaluar më 8 prill 2026, rreth orës 00:05, nga patrulla e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.
Ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë e plotfuqishme për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Pas ndalimit, i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ku do të vuajë dënimin.

