Skip to content

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte, Prokuroria Speciale del me njoftim

Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar A.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

I pandehuri A.D., dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth në Komunën e Kaçanikut.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar:

· Një armë

· Dy karikatorë  

· 30 fishekë  

· Një armë gjuetie ajrore

 ·Uniformë e MUP-it

Published inNews