Skip to content

Aurora nga Drenasi nis aventurën e re në ekranin e Klan Kosovës (Video)

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Autora Rrusta nga fshati Nekoc i Drenasit, duket se ia ka parë hajrin pjesëmarrjes në këtë edicion të reality show-t.

Menjëherë pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, Autora është punësuar në Klan Kosova, transmeton portali DrenicaOnline.

Bukuroshen nga Drenasi tashmë do ta shohim në ekran në një rol të ri, pasi ajo do të prezantojë parashikimin e motit.

Ky është një hap i ri në karrierën e saj, ndërsa mbetet të shihet se si do të pritet nga publiku në ekranin televiziv./DrenicaOnline/

Published inNews