Të enjten e 2 prillit, dhjetë ditë pas bashkëjetesës, e mitura nga Drenasi e ka denoncuar për dhunim seksual 44-vjeçarin nga Skënderaj.
Në dëshminë e siguruara nga Kiks Kosova, 17-vjeçarja ka thënë se 44-vjeçari të cilin e njeh që më shumë se 3 javë, e ka dhunuar seksualisht më 20 mars të këtij viti.
Madje, për shkak të dhunimit nga ai, ajo dyshon se është shtatzënë.
Hetusve policorë, e mitura u tha se 44-vjeçari po e detyron të përdorë substancë narkotike të llojit kokainë dhe krek.

