Skip to content

‘Bageri’ i Skenderajt nuk ndalet

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar për fillimin e një projekti të rëndësishëm në Turjan të Vajnikut.

Sipas tij, ka nisur realizimi i projektit të kanalizimit, një investim kapital që pritet të përmirësojë ndjeshëm kushtet e jetesës për banorët e kësaj zone.

“Sot po fillojmë një premtim të dhënë përmes realizimit të projektit të kanalizimit në Turjan të Vajnikut. Ky është një projekt i rëndësishëm kapital për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e këtij lokaliteti, një investim i domosdoshëm që ka munguar dhe që tashmë po bëhet realitet”, ka deklaruar Lushtaku.

Ai theksoi se realizimi i projekteve do të vazhdojë në përputhje me prioritetet dhe mundësitë buxhetore, me qëllim ofrimin e shërbimeve sa më dinjitoze për qytetarët.

Published inNews