Skip to content

Bashkëshorti i presidentes Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi: Askush nuk meriton dënim në Hagë, UÇK-ja bëri luftë të drejtë

Alban Krasniqi, bashkëshorti i presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me zhvillimet dhe debatet e fundit rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Përmes një deklarate publike, Krasniqi ka thënë se nuk ia dëshiron askujt dënimin, duke theksuar bindjen e tij se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë.

“Nuk ia dëshiroj asnjërit dënimin në Hagë sepse besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, përkundrazi ia dëshiroj kthimin dhe lirinë të gjithëve e jo veç njërit”, ka deklaruar ai.

Deklarata e tij vjen në kohën kur në vend po zhvillohen debate të shumta rreth qëndrimeve politike ndaj procesit gjyqësor në Hagë dhe ish-krerëve të UÇK-së.

Published inNews