Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Bayern Munich ofroi një spektakël futbolli me raste të shumta shënimi dhe ritëm të lartë, duke i dhënë avantazhin minimal bavarezëve për ndeshjen e kthimit (2-1).
Që nga minuta e parë, Bayern Munich tregoi rrezikshmëri. Në minutën e 2-të, Konrad Laimer gjeti një pozicion premtues në kufirin e zonës, por goditja e tij shkoi mbi portë. Një rast tjetër i rrezikshëm erdhi në minutën e 9-të, kur Dayot Upamecano ishte shumë pranë golit, por një mbrojtës i Realit shpëtoi mbi vijë.
Nga ana e madrilenëve, Kylian Mbappé provoi të shënojë në minutën e 16-të, por portieri Manuel Neuer reagoi në mënyrë fantastike.
Pak më vonë, në minutën e 18-të, Vinicius Junior goditi nga jashtë zone, por Neuer u tregua vendimtar edhe një herë, duke mbajtur portën të paprekur. Real Madrid arriti të merrte disa kënde të rrezikshme, por pa rezultat.
Momenti vendimtar i pjesës së parë erdhi në minutën e 41-të, kur Luis Diaz shënoi pas një asistimi nga Serge Gnabry, duke i dhënë Bayernit avantazhin 0-1.

