Skip to content

Bie lisi mbi veturën e parkuar në Prishtinë, dëmtohet automjeti

Një veturë e parkuar është dëmtuar sot në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, pas rrëzimit të një lisi.

Ngjarja ka ndodhur pranë kafenesë Barista, në afërsi të Teatrit të qytetit, ku sipas dëshmitarëve pema është rrëzuar papritur dhe ka rënë mbi automjetin e parkuar.

Si pasojë e incidentit, vetura ka pësuar dëmtime materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Published inNews