Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas rivarrimit të eshtrave të 9-vjeçarit Sinan Dauti në Prekaz të Skenderajt, në praninë e qytetarëve dhe përfaqësuesve institucionalë.
Ajo kujtoi se Sinani ishte vetëm një fëmijë kur u plagos rëndë nga forcat serbe më 9 prill 1999, ndërsa dy ditë më vonë ndërroi jetë në Spitalin e Mitrovicës.
Sipas saj, i dërguar për shërim nga gjyshja e tij, ai nuk u kthye më kurrë në shtëpi dhe për vite me radhë familja e tij jetoi pa e ditur fatin e tij.
“Sot, më në fund, ai gjen prehjen e përjetshme në tokën e tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Deliu-Kodra.

