Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Prizren, bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.
Sipas policisë, më 04.04.2026 rreth orës 12:00, një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga vendi i saj i punës dhe që nga ai moment nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe është iniciuar si “person i zhdukur”.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim./DrenicaOnline/

