Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Baicë të Drenasit, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Ngjarja ka ndodhur pak para orës 10:00, ndërsa sipas burimeve të afërta, viktima është një 56-vjeçar nga Drenasi, transmeton DrenicaOnline.
Në këtë aksident ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente./DrenicaOnline/

