Skip to content

Debutim historik te Feronikeli 74, Butrint Ademi hyn në histori si debutuesi më i ri

Një moment i veçantë është shënuar te FC Feronikeli 74 në ndeshjen e fundit ndaj KF Trepça ’89.

Talenti i ri, Butrint Ademi, ka hyrë në histori duke u bërë debutuesi më i ri në historinë e klubit me ekipin e parë.

Ademi debutoi në moshën 16 vjeç e 2 ditë, duke dëshmuar potencialin e madh dhe punën e vazhdueshme që po bëhet në akademinë e klubit.

Nga Feronikeli 74 kanë theksuar se do të vazhdojnë ta kenë fokusin te akademia, pasi besojnë fuqishëm në zhvillimin dhe promovimin e talenteve të rinj.

Klubi ka uruar Butrintin për këtë arritje, duke e cilësuar si krenari për të tashmen dhe të ardhmen e Feronikelit 74.

Published inNews