Skip to content

Dhunë ndaj vajzës në Malishevës, i ati e largon nga shtëpia – përfundon në ndalim

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Malishevë, ku një vajzë e re ka denoncuar se është përballur me dhunë fizike dhe psikike nga babai i saj.

Viktima ka kontaktuar policinë duke kërkuar ndihmë.

Sipas deklarimit të saj, ajo i është nënshtruar dhunës nga prindi, megjithëse nuk ka pësuar lëndime trupore.

I dyshuari ka mohuar dhunën, duke deklaruar se vetëm ka larguar rrobat e saj dhe të bashkëshortes nga dhoma, pasi ka kërkuar që ato të largohen nga shtëpia.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është trajtuar dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Viktima, me pëlqimin e saj, është larguar nga shtëpia dhe është strehuar te motra e saj.

Rasti është në procedurë./Sinjali/

Published inNews