Skip to content

“Do t’i tregoj nënës që amaneti ka shkuar në vend”, flet vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj

as shpalljes së vendimit të gjykatës, që ndëshkoi me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vite burg, vëllai i të ndjerës, Liridona Ademaj, Leonardi, deklaroi se veprimi i parë që do të bëjë është t’ia kumtoj lajmin nënës së tij.

“Do të shkoj ta takoj nënën dhe t’i tregoj që amaneti ka shkuar në vend. Naimi së bashku me Kushtrimin, duke e zgjedhur Granitin si vrasës, e kanë organizuar këtë krim”, tha Leonardi.

Published inNews