Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas ka mirëpritur sot në ambientet e saj përfaqësuesit e organizatës Team Albania, Xhemail Bytyqi dhe Aferdita Bytyqi, të cilët u pritën nga Drejtoresha Ekzekutive, Kadire Tahiraj.
Gjatë kësaj vizite, ata kanë dhuruar një donacion me materiale tekstili për gratë anëtare të kësaj qendre, duke kontribuar drejtpërdrejt në fuqizimin dhe mbështetjen e tyre.
Nga QPDG kanë shprehur mirënjohje për këtë kontribut, duke theksuar se mbështetja e vazhdueshme me materiale tekstili ndihmon në lehtësimin e punës së anëtarëve dhe në përmirësimin e kushteve për gratë që përfitojnë nga kjo qendër.
“Kontributi i tyre bën një ndryshim të rëndësishëm në jetën e grave që mbështesim çdo ditë”, thuhet në njoftim.


