Kosovës sot i është shtuar edhe një specialist i ri në fushën e Kardiologjisë. Dr. Arbnor H. Heta nga Drenasi ka përfunduar me sukses të shkëlqyer specializimin, duke arritur pikë maksimale në çdo provim.
Ky sukses konsiderohet dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së palodhshme të tij ndër vite, transmeton portali DrenicaOnline.
Me përgatitjen e fituar, Dr. Arbnor Heta pritet të ofrojë shërbime cilësore në kujdesin ndaj zemrës dhe trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për ndihmë profesionale në këtë fushë.
Sipas njoftimit, së shpejti ai do të jetë në dispozicion të pacientëve në Drenas dhe Fushë Kosovë.
Urime dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin profesional!

