Skip to content

Drenicasi Vesel Demaku që po e nderon Kosovën në futboll

Vesel Demaku nga Abria e Drenasit është një emër i gdhendur në historinë e Kosovës.

Njëherë si arsimtar dhe dëshmor i kombit, që dha jetën për lirinë e vendit, dhe sot si një talent i futbollit që po e bën krenare Kosovën në fushën sportive.

Pas 26 viteve liri, nipi i tij, që mban me krenari të njëjtin emër, po e vazhdon këtë trashëgimi të sakrificës dhe përkushtimit, duke e ngritur emrin e Kosovës në arenën sportive.

Nga heroizmi në arsim te suksesi në futboll, historia e Vesel Demakut është dëshmi se emrat e mëdhenj nuk harrohen – ata vazhdojnë të jetojnë dhe të shkëlqejnë në breza të rinj.

Published inNews