Skip to content

Dugolli – opozitës: Nëse doni të shmangni zgjedhjet, zgjidhja është aty

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, tha se ka deklaruar se partia e tij është “e përkushtuar” për zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Ai reagoi ndaj kërkesës së PDK-së për ftesë zyrtare, duke thënë se edhe komunikimi verbal ka peshë institucionale.

“Ftesat zyrtare janë edhe gojore, nuk janë vetëm ato me shkrim”, tha Dugolli për RTV21.

Sipas tij, përgjegjësia për tejkalimin e krizës bie mbi opozitën.

“Nëse opozita do t’i shmangë zgjedhjet, zgjidhja është aty”, shtoi ai, duke kërkuar dialog dhe kompromis politik.

Published inNews