Një ngjarje e rëndë ka prekur familjen Hoti nga Polaci i Skenderajt, ku brenda vetëm tre ditësh kanë humbur dy anëtarë të saj.
Pas vdekjes së ish-ushtarit të UÇK-së, Haradin Hoti, tre ditë më parë, sot ka ndërruar jetë edhe nëna e tij, Hajrije Hoti, në moshën 80-vjeçare, transmeton rajoni.org.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur familja, e cila përmes një njoftimi shpreh dhimbjen e thellë për humbjen:
“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare nana jonë, Hajrije Hoti. Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër, më 03.04.2026, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Polac, lagjja Hoti. E lusim Allahun që ta mëshirojë shpirtin e saj dhe ta shpërblejë me Xhenet”.
Humbja e dyfishtë në një periudhë kaq të shkurtër ka tronditur familjen dhe komunitetin në Skenderaj.

