Skip to content

E emocionuar, Albulena Haxhiu në lamtumirën e Sinan Dautit: Kujtimi i tij do të jetojë përherë

Në Prekazin e Epërm, në një ditë të rëndë dhimbjeje dhe kujtimi, iu dha lamtumira e fundit Sinan Dautit, 9-vjeçarit për trupin e të cilit nuk dihej asgjë për 27 vjet.

E emocionuar, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Sinani ishte vetëm një fëmijë që duhej të rritej mes lojës, shkollës dhe ëndrrave për të ardhmen, por jeta e tij u ndërpre tragjikisht në ditët më të errëta të luftës në Kosovë.

Ajo theksoi se historia e Sinanit nuk është vetëm plagë e hapur për familjen e tij, por edhe kujtesë e fuqishme për të gjithë shoqërinë, si thirrje për drejtësi, përgjegjësi dhe që krime të tilla të mos mbeten pa zë e pa ndëshkim.

“I qoftë i lehtë dheu i Prekazit Sinan Dautit. Kujtimi i tij do të jetojë përherë në ndërgjegjen tonë, si plagë dhe si amanet”, deklaroi Haxhiu.


Në fund, ajo bëri homazhe për të gjithë martirët dhe dëshmorët e kombit me mesazhin: “Lavdi e përjetshme të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të kombit!”

Published inNews