Një incident shqetësues është raportuar në Podujevë, ku një vajzë ka denoncuar ish të dashurin e saj për ndjekje, kërcënim dhe marrje të telefonit me forcë.
Ngjarja ka ndodhur më 8 prill rreth orës 16:30, ndërsa viktima është paraqitur në Stacionin Policor në Podujevë për të raportuar rastin.
Siç mëson Sinjali, viktima M. Ll (24 vjeç) ka deklaruar se ish i dashuri i saj E.H. (26 vjeç) e kishte ndjekur me veturë gjatë ditës dhe e kishte ndaluar në fshatin Batllavë.
Sipas saj, situata ka eskaluar në momentin kur i dyshuari, duke përdorur kërcënime, i ka marrë telefonin e saj, por edhe atë të një shoqeje të mitur që ndodhej me të.
Gjatë largimit të tij nga vendi i ngjarjes, e mitura është lënduar, duke e bërë rastin edhe më të rëndë.
Rasti është raportuar menjëherë në polici, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar nga departamenti për dhunë në familje është iniciuar procedura penale.
Më 9 prill, pas sigurimit të prezencës së tij, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me vendim të prokurorit, Endrit Hasani është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në zhvillim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

