Skip to content

E rëndë në Sankoc të Drenasit: Ndërron jetë në gjumë foshnja 3-muajshe

Një ngjarje e rëndë ka goditur një familje nga fshati Sankoc i Drenasit, ku një foshnje 3 muajshe ka ndërruar jetë papritur në gjumë.

Lajmi i dhimbshëm është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi prekës, ku thuhet:

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se engjëlli ynë i vogël, djali i vëllaut tonë M…, vetëm 3 muajsh, ndërroi jetë papritur në gjumë. Në këto momente të vështira kërkojmë mirëkuptimin dhe lutjet tuaja për shpirtin e tij.”

Familja ka bërë të ditur se për datën dhe orën e varrimit do të njoftojë në vijim, transmeton Drenicasot.

Humbja e parakohshme e foshnjës ka prekur thellë jo vetëm familjen, por edhe komunitetin përreth.

U prehtë në paqe engjëlli i vogël.

Published inNews