Skip to content

Esat Shala themelon “Shala Solar”, hyn në industrinë e energjisë së pastër

Esat Shala ka bërë të ditur se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij profesionale, duke themeluar kompaninë “Shala Solar shpk” dhe duke hyrë në industrinë e energjisë solare.

Sipas Shalës, ky vendim nuk është thjesht një hap biznesi, por vazhdim i një rrugëtimi me qëllim më të madh, të bazuar në kontribut, përgjegjësi dhe ruajtje të vlerave.

Ai ka falënderuar veçanërisht Ana Tolaj, CEO e kompanisë gjermane HOTAS Solar, për mbështetjen në këtë fillim të ri, duke theksuar se bashkëpunimi me këtë kompani do të sjellë në treg teknologji të avancuar dhe panele solare të standardeve më të larta botërore.

“Shala Solar” pritet të operojë në partneritet me HOTAS Solar, kompani që vepron globalisht dhe është prezente në vendet e Ballkanit, duke ofruar zgjidhje moderne për prodhimin e energjisë së pastër.

Në mesazhin e tij, Shala ka theksuar edhe rëndësinë e pavarësisë energjetike të Kosovës, duke bërë thirrje që vlera ekonomike të mbetet brenda vendit dhe të investohet në prodhimin vendor të energjisë.

Ai ka bërë të ditur se synon ndërtimin e një kompanie të qëndrueshme dhe të pavarur, që kontribuon në zhvillimin ekonomik përmes energjisë së pastër, duke paralajmëruar se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi më të madh.

Published inNews