Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Demaku, ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies së dëshmorit Fejzullah Hajdaraj.
Demaku ka thënë se Fejzullah Hajdaraj ishte jo vetëm ushtar i lirisë, por edhe shembull i trimërisë dhe sakrificës për vendin.
“Sot kujtojmë me nderim e krenari 27-vjetorin e rënies së bashkëluftëtarit dhe bashkëvendësit tim, Fejzullah Hajdaraj. Fejza nuk ishte vetëm një ushtar i lirisë, por një shembull i trimërisë”, ka shkruar Demaku.


Ai ka vlerësuar edhe familjen Hajdaraj për kontributin dhe mobilizimin në radhët e UÇK-së.
“Lavdi e përjetshme!”, ka përfunduar ai.

