Skip to content

Familja e të ndjerit Miftar Lushtaku fal gjakun pas aksidentit tragjik

Sot, në ambientet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, u zhvillua një akt i rrallë human dhe shumë domethënës i faljes dhe pajtimit nga familjarët e të ndjerit Miftar Lushtaku, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident të ndodhur ditë më parë në Skenderaj.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe jetës shoqërore, ndër ta kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Ibrahim ef. Hoti, si dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, transmeton SkenderajLive.

Ky gjest i lartë i familjes Lushtaku u vlerësua si një shembull i fuqishëm i faljes, pajtimit dhe vlerave të thella njerëzore, duke dëshmuar edhe një herë traditën fisnike dhe shpirtin e madh të popullit tonë.

Falja dhe pajtimi konsiderohen ndër virtytet më të larta, që kërkojnë forcë të madhe shpirtërore dhe besim të palëkundur.

Ky akt u cilësua si një mesazh i fuqishëm për shoqërinë, në një kohë kur solidariteti dhe mirëkuptimi janë më të nevojshme se kurrë.

Të pranishmit lutën që i ndjeri të shpërblehet me xhenet, ndërsa familjarët për këtë veprim të madh human dhe shembullor./ SkenderajLive

Published inNews