Faton Klinaku nga Shoqatat e dala nga lufta ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit që kanë nxitur debat në opinionin publik lidhur me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Në reagimin e tij, Klinaku ka përdorur gjuhë të rëndë ndaj atyre që, sipas tij, e ofendojnë Thaçin.
“Ai që e ofendon Hashim Thaçin, është tradhtar e bir tradhtari”, ka deklaruar Klinaku.
Deklarata e tij vjen në kohën kur reagimet dhe përplasjet politike rreth figurës së ish-presidentit Thaçi dhe procesit në Hagë kanë marrë vëmendje të madhe në vend.

