Skip to content

Fury rikthehet nga pensioni me fitore, e rrah brutalisht Makhmudovin

Tyson Fury dha një paraqitje dominuese ndaj Arslanbek Makhmudov, duke fituar me vendim unanim dhe duke hapur rrugën për një përballje të shumëpritur kundër Anthony Joshua.

Boksieri britanik e kontrolloi luftën nga fillimi deri në fund, duke treguar epërsi të qartë në çdo aspekt, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas statistikave, Fury e goditi mesatarisht 17 goditje për raund, krahasuar me vetëm 5 të Makhmudov, ndërsa realizoi 46% të goditjeve të fuqishme, shumica në trupin e kundërshtarit. 

Makhmudov, i njohur për fitoret e shpejta me nokaut, filloi të lodhej pas mesit të ndeshjes dhe nuk arriti të kërcënonte seriozisht Fury-n.

Në raundet e fundit, britaniku e rriti presionin, duke e dominuar plotësisht kundërshtarin dhe duke mos lënë asnjë dyshim për fituesin.

Gjyqtarët e vlerësuan ndeshjen në mënyrë unanime në favor të Fury-t me rezultatet 120-108, 120-108 dhe 119-109. 

Published inNews