Janë publikuar pamje të një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi dje në Mazgit të Obiliqit.
Pamjet janë dërguar nga qytetarët në redaksinë e Indeksonline dhe janë nxjerrë nga kamerat e sigurisë, duke kapur momentin tronditës të përplasjes mes dy veturave.
Siç shihet në video, përplasja ka qenë aq e fortë sa që veturat gati sa nuk janë ndarë në dysh, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te kalimtarët e rastit.
Ende nuk dihen detaje të plota për gjendjen e personave të përfshirë në aksident, ndërsa autoritetet pritet të japin informacione shtesë.

