Një lajm i shumëpritur për banorët e Drenasit: së shpejti do të inaugurohet stacioni më i ri i Policisë së Kosovës në Komoran.
Ky stacion do të ofrojë shërbime 24 orë për qytetarët e kësaj zone, duke rritur ndjeshëm sigurinë dhe reagimin institucional në terren.
Banorët e Komoranit prej kohësh e kanë pritur hapjen e këtij stacioni, i cili pritet të sjellë edhe zhvillime të tjera në zonë, përfshirë krijimin e kushteve që bankat të hapin degët e tyre në këtë lokalitet.
Në këtë objekt, përveç nënstacionit policor të Drenasit, do të funksionojë edhe Njësia Rajonale e Trafikut.
Kjo njësi do të jetë më afër për të reaguar në kohë në rast aksidentesh dhe situatash të tjera në komunikacion.
Hapja e këtij stacioni konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë dhe shërbimeve më efikase për qytetarët e Komoranit dhe zonave përreth.

