Skip to content

Gjendet armatim në Zubin Potok, Sveçla i ndan pamjet: S’do ndalemi deri në çrrënjosje të elementeve kriminale

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se sërish, në dy lokacion në Zubin Potok, është gjetur armatim.

Sveçla ka njoftuar se aty janë gjetur, granata dore si dhe, pajisje të tjera ushtarake.

Postimi:

Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet. Si dje, edhe sot.

Sërish, në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut u gjet armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake. Nga kushtetutshmëria cep më cep, te kontrolli pëllëmbë për pëllëmbë.

Nuk do të ndalemi deri në çrrënjosjen totale të secilit element kriminal.

Published inNews