Skip to content

Gjendet pa shenja jete një person në rrugën “Obria”, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në rrugën “Obria” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për DrenicaOnline zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 11:30.

“Sot, rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një shtëpi në rrugën Obria në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, deklaroi Pllana.

Ai shtoi se policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet për ndriçimin e plotë të rastit.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha ai.

Njësitet policore janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje./DrenicaOnline/

Published inNews