Skip to content

Gjendja e Liridon Rexhës rëndohet, familja apelon për ndihmë urgjente për trajtim në Turqi

Të nderuar shokë, miq dhe dashamirë,
Na duhet t’ju informojmë se beteja e babait tonë, Liridon Rexhës, është vështirësuar edhe më tej.
Pas trajtimit 3-mujor në Shqipëri me kimioterapi dhe imunoterapi, analizat e fundit treguan se terapia e marrë nuk ka pasur efektin e duhur. Edhe pse shpenzimet për këtë terapi ishin të mëdha, fatkeqësisht rezultuan pa efekt.
Përballë kësaj situate kritike, mjekët kanë udhëzuar trajtim të specializuar urgjent në Turqi, ku ai sapo ka filluar procedurat e para.
Kjo zhvendosje dhe metodat e reja të mjekimit kanë rritur kostot në mënyrë të papritur. Shuma që parashikohej më parë ka ndryshuar krejtësisht dhe fondet e premtuara nga shteti mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të kësaj kostoje marramendëse, e cila po ashtu vlen vetëm për pjesën e operacionit dhe nuk mbulon fare pjesën tjetër të kostove të ekzaminimeve dhe të terapisë. Terapia e rekomanduar nga onkologët është terapi e avancuar e teknologjisë së fundit (Padcev + Keytruda), e cila ka një kosto shumë të lartë.
Shuma totale parashikohet të arrijë vlerën rreth 200,000 €.
Fillimisht, ju falënderojmë nga zemra për gjithë mbështetjen dhe ndihmën që na keni dhënë deri më tani.
Fatkeqësisht, për shkak të rritjes së madhe të kostove të trajtimit, jemi të detyruar të kërkojmë përsëri ndihmën tuaj.

Ju lutemi, ndani këtë apel me familjarët dhe miqtë tuaj — çdo shpërndarje ka shumë vlerë.

Faleminderit për zemërgjerësinë dhe
mbështetjen tuaj.
💳 Të dhënat për donacione:
👉 Linku zyrtar i Gofundme : https://gofund.me/97126ebf8
🔹 Brenda Kosovës
• Banka: Raiffeisen Bank Kosovo
• Përfituesi: Liridon Rexha
• Nr. i llogarisë: 1503050000509613
🔹 Nga Diaspora (IBAN / SWIFT)
IBAN: XK05 1503 0500 0050 9613
• SWIFT/BIC: RBKOXKPR
📞 Kontakt:
+383 44 860 485

Published inNews