Skip to content

Hajnat vjedhin veturën nga oborri i shtëpisë, çelësat i kishte brenda

Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar në fshatin Zhur të Prizrenit.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur, më 14 prill 2026 rreth orës 06:00.

Ankuesi, mashkull kosovar, ka deklaruar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën, e cila ishte e parkuar në oborrin e tij.

Sipas raportimit, vetura kishte mbetur me çelësat brenda në momentin e vjedhjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.

Published inNews