Një rast i raportuar si vjedhje e rëndë në Prishtinë ka rezultuar të jetë pasojë e një harrese.
Më 27 mars 2026 rreth orës 17:00, ankuesi Hil Thaqi është paraqitur në Stacionin Policor “Jugu”, duke deklaruar se nuk e kishte gjetur më veturën e vajzës së tij, të cilën e kishte parkuar një ditë më parë në rrugën “28 Nëntori”, afër lokalit “Marcopolo”.
Sipas tij, më 26 mars rreth orës 16:00 kishte parkuar një Opel Corsa me ngjyrë të kaltër dhe me targa 01-508-FF, ndërsa kur është kthyer të nesërmen rreth orës 14:30, vetura nuk ndodhej më aty.
Fillimisht u dyshua për vjedhje dhe rasti u trajtua si i tillë.
Por zhvillimi i mëvonshëm ndryshoi gjithçka.
Ankuesi është rikthyer në Polici dhe ka njoftuar se veturën e kishte gjetur, pasi kishte harruar vendin ku e kishte parkuar.
Rasti është sqaruar dhe nuk rezulton të ketë elemente të veprës penale.

