Atdhetari Hektor Beqiri ka publikuar një mesazh emocional në ditëlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, duke shprehur mallin, respektin dhe shpresën për rikthimin e tij sa më shpejt pranë familjes dhe qytetarëve.
Beqiri ka thënë se prej pesë vitesh çdo 24 prill lutet njësoj, por sivjet beson më shumë se kurrë se lutjet e miliona shqiptarëve do të plotësohen.
“Sot, në këtë ditë të veçantë, zemra më rëndon, por shpresa ndriçon fort. Ditëlindja jote, president Hashim Thaçi, nuk është thjesht një datë, është kujtim i mungesës, i padrejtësisë dhe i forcës tënde”, ka shkruar ai.
Në mesazhin e tij, Beqiri e quan Thaçin mik e vëlla, duke theksuar se boshllëku ndihet çdo ditë, ndërsa në këtë datë edhe më shumë.
Ai ka shprehur krenari për qëndrimin dhe besimin e Thaçit, duke shtuar se ai është më i fortë se çdo mur.
Në fund, Hektor Beqiri ka uruar që kjo të jetë ditëlindja e fundit e Hashim Thaçit larg vendit dhe ka shpresuar që së shpejti të festojnë së bashku.

