Skip to content

Hiqet kamioni i djegur nga autoudha Prizren–Prishtinë, rruga lirohet për qarkullim [Foto]

Autoudha Prizren–Prishtinë tashmë është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve, pasi është larguar kamioni gjigant që u përfshi nga flakët gjatë mesditës së sotme.

Kompania e autobartjes “Xoni” ka arritur të bëjë tërheqjen e kamionit të djegur nga vendi i ngjarjes.

Sipas fotografive të siguruara nga portali DrenicaOnline, shihet se i gjithë kamioni i shkatërruar është vendosur mbi një kamion tjetër më të vogël dhe është larguar nga autoudha.

Lajmin për hapjen e rrugës e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ju njoftojmë se autoudha Prizren–Prishtinë është e hapur dhe e lirë për qarkullimin e automjeteve”, ka deklaruar Bytyqi.

Autoudha kishte qenë e bllokuar për disa orë, pasi një kamion ishte përfshirë nga zjarri në segmentin Suharekë – Duhël, duke shkaktuar kolona dhe vështirësi në qarkullim./DrenicaOnline/

Published inNews