Në përvjetorin e rënies së 22 dëshmorëve dhe 36 martirëve të kombit, janë mbajtur homazhe për nder të jetës dhe veprës së tyre, me pjesëmarrjen e familjarëve të dëshmorëve, veteranëve të UÇK-së dhe qytetarëve të shumtë.
Homazhet janë zhvilluar në Marinë, te “Memoriali i Dëshmorëve”, në Tërstenik, te “Lisat binak”, si dhe në Kompleksin Memorial “Pëllumbat e Lirisë” në Negroc. Në këto vende u nderuan dëshmorët dhe martirët e Arllatit, Gjergjicës, Llapushnikut, Negrocit dhe Vuçakut.
Me këtë rast, u theksua rëndësia e kujtimit dhe nderimit të përhershëm të sakrificës së tyre për lirinë e Kosovës, duke u bërë thirrje për përkushtim në ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit.
Lavdi dhe nderim i përjetshëm për dëshmorët dhe martirët e kombit.

