Hyrja në Fushë Kosovë nga sot ka marrë një pamje krejtësisht tjetër, falë aksioneve të vazhdueshme për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Drejtoria e Shërbimeve Publike ka vijuar sot aktivitetet në terren, duke u fokusuar në pastrimin e rrugëve dhe përmirësimin e ambientit për qytetarët.
Punimet nga afër i ka përcjellë edhe drejtori Izja Mjeku, i cili është siguruar për mbarëvajtjen e këtij aksioni dhe realizimin e tij sipas planit.
Nga Komuna e Fushë-Kosovës bëhet e ditur se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në këtë komunë.

