Skip to content

I riu nga Nekoci që humbi jetën në aksident në Gjermani varroset sot në vendlindje

Dhimbje e madhe për familjen Fana dhe gjithë fshatin Nekoc. Besnik (Mehmet) Fana, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti në Gjermani, do të varroset sot në vendlindjen e tij.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit mbahet më 25.04.2026, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Nekoc.

E pamja do të mbahet në lagjen Fanaj, në fshatin Nekoc, ku familjarët, të afërmit dhe miqtë do të presin ngushëllime.

Në këto momente të rënda, ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fana.

Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet.

Published inNews