Skip to content

Incident në QKUK, dëmtohet rampa në dalje pas një përplasjeje për pagesë

Një incident është shënuar në hyrje-daljen e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në drejtimin nga Veterniku, ku një person ka shkaktuar dëmtim të rampës së pagesës.

Sipas informacioneve, një person ka bllokuar daljen pasi nuk posedonte kartelë, ndërsa nga punonjësi i pagesës i është kërkuar të paguajë shumën prej 10 eurosh për dalje.

I njëjti ka pritur një person tjetër, i cili më pas ka arritur në vendin e ngjarjes me një veturë VW Tiguan ngjyrë e zezë me targa 03-***-IQ.

Siç mësohet nga Sinjali, vetura është ndalur në hyrje me katër tregues të ndezur, ndërsa personi ka hyrë në objektin e pagesës.

Pas pak, situata ka eskaluar, ku i njëjti është afruar te terminali i rampës dhe e ka dëmtuar atë duke e përkulur me forcë.

Policia është njoftuar për rastin dhe pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Published inNews