Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin e tij ligjor, ka zhvilluar aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas raportit 48-orësh për ditën e tetë të aksionit, në komunën e Drenasit janë realizuar 4 inspektime dhe 8 riinspektime. Gjatë kontrolleve është shqiptuar 1 ndalim punimesh, janë evidentuar 3 vërejtje, ndërsa janë eliminuar gjithsej 8 parregullsi.
Nga Inspektorati bëhet e ditur se fokusi kryesor i këtij cikli ka qenë sektori i ndërtimtarisë, ku janë kryer 100% e inspektimeve. Gjithashtu, subjektet ndaj të cilave është vendosur ndalim i punimeve do të procedohen automatikisht në gjykata për kundërvajtje, në përputhje me shkeljet e konstatuara.

