Skip to content

Ja kush e fitoi Turnirin Tradicional “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi” pas finales dramatike me penallti

Është zhvilluar finalja e madhe e Turnirit Tradicional “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi” në Arllat të Drenasit, ku u përballën ekipet: Dëshmorët Sami dhe Bedri Gashi – Gllareva, transmeton portali DrenicaOnline.

Pas një ndeshjeje tejet emocionuese dhe me rivalitet të madh, fituesi u përcaktua vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ku më e suksesshme doli skuadra e Gllarevës, duke u shpallur kampione e turnirit.

Atmosferën festive e bëri edhe më të veçantë komentimi i finales nga gazetari i njohur sportiv Arlind Sadiku.

Ky turnir vazhdon të mbetet një ngjarje e rëndësishme sportive e përkujtimore, në nderim të dëshmorëve Mehdi dhe Sylejman Bytyqi./DrenicaOnline/

Published inNews