Është zbuluar fshati ku u zhvillua bastisja e fundit nga Policia e Kosovës në rajonin e Drenicës, ku u sekuestruan armë dhe municion.
Sipas raportit shtesë policor, aksioni është realizuar në fshatin Vajnik të Skenderajt, ku është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar:
Tri pistoleta
Dy armë zjarri të gjata (pushkë)
695 fishekë të kalibrave të ndryshëm
Ndërkohë, në njoftimin e mëhershëm policia kishte bërë të ditur se hetimet kishin nisur pasi personi i dyshuar ishte shfaqur në rrjetet sociale duke ekspozuar një armë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”

